Bota
Kaosi me udhëtime prek edhe Parisin
Aeroportet në të gjithë Evropën po vuajnë nga ndërprerja e punës
Kaosi që ka pllakosur udhëtimet në Evropë për javë të tëra, ka përfshirë edhe Francën, pasi stafi në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit zhvilloi një grevë për të dytën ditë radhazi të premten, ndërsa paralajmërohet edhe një grevë në sistemin hekurudhor në mbarë vendin.
Autoriteti i aviacionit i Francës urdhëroi anulimin e 17% të fluturimeve midis orës 7 të mëngjesit dhe 14:00 pasi bisedimet e pagave midis sindikatave dhe operatorit të Aeroports de Paris nuk arritën një marrëveshje. Air France, si pasojë anuloi 64 fluturime, duke prekur rreth 10% të shërbimeve me distanca të shkurtra dhe të mesme, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Ekziston një nevojë reale për të rivlerësuar pagat dhe gjithashtu për të përmirësuar kushtet e punës, ky është një sektor ku nuk gjenden lehtë punonjës, sepse këto janë punë të mundimshme me orë jotipike, me kushte të vështira, me një mjedis të zhurmshëm e të rrezikshëm”, thotë Valérie Raphel.
“Ne kemi kërkesa relativisht të thjeshta, kryesisht rritjen e pagave, sepse në fakt, gjatë krizës shëndetësore, menaxhmenti i aeroporteve të Parisit vendosi të ulë shpërblimin, duke përfshirë edhe bonuset që dikur ishin dhënë, ndërkohë që, në të njëjtën mënyrë, aksionerët vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre”, shprehet Clemete Guette.
Aeroportet në gjithë Evropën po vuajnë nga ndërprerja e punës në Londër, Amsterdam dhe Frankfurt janë anuluar një pjesë e mirë e fluturimeve në mes të mungesës së fuqisë punëtore pasi kërkojnë paga më të larta përballë inflacionit.
Shtetet e Bashkuara janë goditur gjithashtu, Delta Air Lines të enjten u ka kërkuar falje klientëve për një nivel “të papranueshëm” të fluturimeve të anuluara dhe të vonuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













