Lajme
Kapaciteti i kujdesit intensiv në Zvicër, afër mbingarkesës
Shefi i taskforcës shkencore për Covid 19 në Zvicër thotë se spitalet në gjithë vendin Alpin mund të mbushen me raste të reja të koronavirusit në dy ose tri javët e ardhshme nëse situata nuk përmirësohet, shkruan the local.ch, transmeton Albinfo.ch.
“Ne vlerësojmë se kufiri i kapacitetit në kujdesin intensiv në spitale do të arrihet midis 5-18 nëntor nëse asgjë nuk ndryshon nga situata aktuale”, u tha Martin Ackermann gazetarëve në Bernë të premten.
“Nuk kemi kohë të presim më gjatë”.
Numri i rasteve të reja Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Një total prej 6,634 rastesh të reja – një rekord – u raportuan nga autoritetet shëndetësore zvicerane të premten. Ata konfirmuan se vendi ishte prekur më keq sesa fqinjët: tani ka 495 raste për 100,000 banorë, përcjell tutje Albinfo.ch.
Vetëm Franca u afrohet këtyre niveleve në 450 raste për 100,000. Të premten Ackermann tha se shtrimet në spital po dyfishoheshin javë për javë. E njëjta gjë vlen për numrin e rasteve të kujdesit intensiv dhe vdekjeve për shkak të Covid-19.
Gjatë 14 ditëve të kaluara 689 njerëz u shtruan në spital, dhe 75 vdiqën. Në përgjithësi, tani ka pasur më shumë se 100,000 raste – 103,653 raste për të qenë të saktë – që nga fillimi i epidemisë dhe 1,877 vdekje.
Kontaktoni në minimum
Ai i nxiti njerëzit që të mbanin kontaktet e tyre me të tjerët në minimum, ndërsa kryetari i shoqatës së mjekëve kantonalë u kërkoi njerëzve të shmangnin “situata delikate”, duke mbajtur distancë shoqërore dhe të shmangnin aktivitete të rrezikshme sportive dhe të kohës së lirë.
Kapaciteti i testimit dhe gjurmimit është shtrirë, me zyrtarë që u bëjnë thirrje atyre që janë pozitivë për të informuar personalisht njerëzit me të cilët kanë pasur kontakt, transmeton Albinfo.ch. Ackermann u tha gazetarëve se strategjia e kontrollit të Zvicrës nuk po funksiononte më për shkak të numrit të lartë të rasteve.
Që niveli i riprodhimit të virusit të bjerë përsëri nën 1, është e nevojshme të zvogëlohen kontaktet profesionale dhe private përgjysmë, tha ai.
Kantonet, kryesisht në rajonet perëndimore të Zvicrës, vendosën masa shtesë drastike të premten për të luftuar virusin. Kjo pas njoftimit të Këshillit Federal për disa masa kombëtare më 18 tetor, si mbajtja e detyrueshme e maskave në ndërtesat publike. Ai pritet të përcaktojë masa të mëtejshme më 28 tetor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













