Integrimi
Kapen dhjetëra refugjatë kosovarë dhe disa serbë, trafikues të tyre
Një shtetas 42 vjeç i Serbisë ka provuar të fuste në Gjermani tetë kosovarë. 18 kosovarë të tjerë pa letra janë kapur më 26 dhjetor në një tren
Gjatë ditëve festive të Krishtlindjes, gjegjësisht nga 23 deri më 28 dhjetor, policia në regjionin e Passau-t (Landi i Bavarisë) ka pasur shumë punë me të huaj pa dokumente. Afërsisht 250 persona të tillë dhe një numër trafikuesish të tyre, janë kapur në përpjekje për të hyrë në territorin gjerman.
Një shtetas 42 vjeç i Serbisë ka provuar të fuste në Gjermani tetë kosovarë ndërsa një serb tjetër po këtë e kishte provuar ta bënte me pesë shtetas të Maqedonisë. Ndërsa të dielën policia ka kapur një grua, shtetase maqedonase (38 vjeçe) dhe një burrë, serb (39 vjeç) të cilët ia kishin mësyrë t`i futnin në Gjermani shtatë kosovarë të tjerë, shkruan Neue Passauer Nachrichten.de.
Ndërkaq, shumicën e të huajve pa dokumente të rregullta policia i ka zënë në trenat që mbajnë linja ndërkufitare, nga Austria në Gjermani. Ndër ta, grupi më i madh ishte ai që u kap më 26 dhjetor në trenin ICE të nisur nga Austria drejt Gjermanisë, në të cilin janë zënë 18 kosovarë dhe 7 sirianë.
Shumica e refugjatëve të kapur në këto raste janë dërguar në qendrat për pranimin e azilkërkuesve në Munih dhe në Regensburg. Ndërsa të rinjtë që udhëtonin të vetëm i janë dërguar për përkujdesje Zyrës për të rinj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











