CH-Ballkani
Kapen dy italianë, i pajisnin shqiptarët me dokumente italiane për të punuar në Gjermani
Në këtë mënyrë ata u mundësonin shqiptarëve që si shtetas të një vendi të BE-së të punojnë në Gjermani, diçka që ata si shqiptarë nuk do të kishin mundësi ta bënin. Ata kanë punuar në të shumtën e rasteve në gastronomi
Policia Federale e Gjermanisë dhe Dogana gjermane kanë kapur në Stralsund një rrjet të trafikuesve me shqiptarë, që vepronte në gjithë landin (republikën) Mecklenburg-Vorpommern. Si të dyshuar për trafikim janë arrestuar dy italianë. Ata dyshohen se për muaj me radhë kanë trafikuar shtetas shqiptarë, duke i pajisur ata me dokumente të falsifikuara italiane, shkruan t-online.de.
Në këtë mënyrë ata u mundësonin shqiptarëve që si shtetas të një vendi të BE-së të punojnë në Gjermani, diçka që ata si shqiptarë nuk do të kishin mundësi ta bënin, trasnmeton albinfo.ch. Ata kanë punuar në të shumtën e rasteve në gastronomi.
Pas hetuimeve që kanë zgjatur disa muaj, policia ka bastisur katër banesa në Stralsund, ku ka konfiskuar gjësende dhe dokumente që shërbejnë si dëshmi për veprën e kryer. Këtu bëjnë pjesë një kompjuter, para të gatshme, euro, në shuma pesëshifrore dhe një patentëshoferi të falsifikuar.
Vlerësimi i dëshmive të gjetura është duke vazhduar.
Sipas hetimeve rezulton se dy italianët, 52 dhe 65 vjeçarë kanë siguruar dokumente italiane të cilat ishte vendosur të shkatërroheshin, por në vitin 2010 kishin “shpëtuar” nga zhdukja.
65 vjeçari është takuar në Stralsund nga policia por nuk është arrestuar ndërsa 52 vjeçari, po, transmeton albinfo,ch. Shqiptarë që duhet të kenë përfituar nga dokumentet false, policia nuk ka mundur të gjejë.
Ndaj dy personave të përmendur po zhvillohen hetime për trafikim masiv të të huajve dhe për falsifikim të dokumenteve.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












