Lajme

Kapen plaçkitësit e armatosur të bankës: njëri prej tyre, kosovar

Hetimet kanë bërë të mundur arrestimin më pas të dy meshkujve të moshës 32 dhe 30 vjeçare. Njëri prej tre vjen nga Kosova dhe tjetri, nga Franca

Janë arrestuar dhe identifikuar autorët e dyshuar të grabitjes së bërë në Bankën Kantonale të Freiburgut që ka ndodhur më 10 janar në Attalens, shkruan polizeinews.ch. Dy persona me një armë dore patën kërcënuar punonjësit e bankës dhe një klient.

Pas kësaj ata kanë vjedhur dhjetëra mijë franga, transmeton albinfo.ch. Asnjë person nuk qe lënduar ndërsa një pjesë e parave qe arritur të shpëtohej. Me rastin e bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve, policia në to ka gjetur një shumë parash.

Ka qenë e premte, 10 Janar 2020, rreth orës 16.50 të pasdites kur dy persona kanë sulmuar  bankën ne fjalë. Me gjithë mobilizimin e menjëhershëm të policisë së Freiburgut dhe Vaudit, të dy grabitësit nuk qe arritur të ndaleshin.

Hetimet kanë bërë të mundur arrestimin më pas të dy meshkujve të moshës 32 dhe 30 vjeçare. Njëri prej tre vjen nga Kosova dhe tjetri, nga Franca. Arrestimi është bërë në bashkëpunim në mes policisë kantonale të Vaudit dhe asaj të Valisit.

Autorët e dyshuar  kanë pranuar veprën në prani të një avokati. Ato janë raportuar në prokurorinë publike. Pas masave policore, ata janë marrë në arrest.