Kosova
Kapet autobusi kosovar i udhëtarëve, i ngarkuar me mallra si një kamion
Nga kontrolli i realizuar, policët gjetën aty objekte të pazakonshme si cisterna uji, karrige të kopshtit, bashkë me një tavolinë dhe një lavatriçe
Në mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21, në autostradën A8 të Gjermanisë, policia ka ndaluar një autobus për ta kontrolluar. Autobusi kishte 28 udhëtarë por ajo që u ra në sy policëve ishte fakti se në të kishte jashtëzakonisht shumë gjësende të paketuara. Kjo e bënte autobusin t`i ngjante më shumë një automjeti për transportim mallrash se sa udhëtarësh, thuhet në një komunikatë të Policisë Federale të Gjermanisë.
Nga kontrolli i realizuar, policët gjetën aty objekte të pazakonshme si cisterna uji, karrige të kopshtit, bashkë me një tavolinë dhe një lavatriçe! Nisur nga fakti se autobusi nuk kishte leje për transportim mallrash, ndaj kompanisë përgjegjëse është ushtruar kallëzim penal, transmeton albinfo.ch. Mbi këtë bazë, shoferi i autobusit është detyruar të paguajë disa qindra euro në emër të depozitimit.
Me rastin e kontrollimit të detajuar, policët kanë konstatuar se një shtetas shqiptar i pranishëm në autobus, ishte i kërkuar me fletarrest. Ai gjatë vitit 2016 kishte kryer një numër vjedhjesh në Osnabrück. Por pasi që ai pastaj nuk ishte gjetur më në Gjermani, ndaj tij ishte shpallur fletarrest, përcjell albinfo.ch. I kapur tash në autobus, ai është detyruar të paguajë disa qindra euro dhe kështu ka shmangur arrestimin, duke vazhduar rrugën me autobus drejt Shqipërisë.
Për një tjetër shtetas shqiptar të kapur në autobus, u konstatua se ishte i kërkuar nga autoritetet italiane. Dokumentet e gjetura te 27 vjeçari, iu dorëzuan për verifikim autoriteteve italiane. Ndërkohë, pasi që ndaj tij ishte shpallur ndalesa për hyrje në zonën e Shengenit, edhe ndaj tij janë marrë masat e duhura për përfundimin e qëndrimit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













