Shkurt.ch
Kapet çifti kosovarozviceran që ka sulmuar dy pompa të benzinës
Zviceranja 29 vjeçare dhe kosovari 34 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kantonit Thurgau
Pas dy sulmeve në pompat e benzinës në kantonet Thurgau dhe St. Gallen është kapur çifti që dyshohet se qëndron mbrapa tyre. Zviceranja 29 vjeçare dhe kosovari 34 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kantonit të Thurgau-t. Prokuroria Publike ka nisur ndaj tyre procedura e hetimeve ndërsa dyshohet se ata janë autorë edhe të delikteve tjera, shkruan blick.ch.
Më 11 dhjetor çifti në fjalë la sulmuar një pompë benzine në Arbon (Thurgau) duke i kërcënuar punëtorët me një thikë, me atë rast kishin grabitur para dhe cigare, transmeton albinfo.ch.
Vetëm një javë më vonë, po ky çift sulmon sërish një pompë benzine. Kësaj here sulmi ka ndodhur në St. Gallen dhe sërish kërcënimi është bërë me një thikë.
Çifti jeton në Oberthurgau dhe ka pranuar veprat, thonë në Policinë e Kantonit Thurgau.
(Fotot: Policia Kantonale e Thurgaut)
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë














