Lajme
Kapet kosovari i dyshuar për vrasjen e pensionistit gjerman
Prokuroria publike e Këlnit dhe djemtë e pensionistit kishin ofruar një shpërblim për informacione për autorët. Fjala ishte për rreth 30 mijë euro
Një kosovar 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e një pensionisti në regjionin e Këlnit, është arrestuar javë më parë ndërsa tani ai është transferuar nga Kosova në Këln. Një tjetër person i shpallur në kërkim është ende në arrati, transmeton albinfo.ch.
Në fillim të tetorit 2024, mediat dhe programi i ZDF-së i specializuar për ndjekjen e krimit “Aktenzeichen XY” publikuan foto të dy personave. Për të dy kishte dyshime të forta se kanë vrarë pensionistin. Për ta thuhet se janë larguar pas kryerjes së krimit. Hetuesit e vrasjeve nga Këlni kanë supozuar se të dy të përmendurit, të cilët jetonin në Osnabrück, mund të ktheheshin sërish aty, nga jashtë, ku ishin arratisur.
Policia tani thotë se njëri nga të dy, 26-vjeçari, është arrestuar në Kosovë. Tani ai ndodhet në paraburgim në Këln. Një djalë i të vrarëve ka thënë për televizionin WDR se familjes i vinte mirë që është kapur njëri nga të dyshuarit.
Në total, ekipi i ndriçimit të vrasjes beson se kanë qenë katër autorë. Dy prej tyre tashmë janë dënuar nga Gjykata e Landit, të Këlnit, përcjell albinfo.ch. Ata e kishin vëzhguar pensionistin para krimit – dhe më pas, sipas policisë, e kanë mposhtur atë në derën e hyrjes në mëngjes, me planin për ta grabitur. Me atë rast, e kanë plagosur për vdekje.
Pas arrestimit të autorit të tretë të dyshuar, një person është ende në arrati. Fotografia e personit që kërkohet mund të shihet në portalin Fahndung NRW.
Në tetor të këtij viti Prokuroria publike e Këlnit dhe djemtë e pensionistit kishin ofruar një shpërblim për informacione për autorët. Fjala ishte për rreth 30 mijë euro.
E-Diaspora
-
Ambasada Shqiptare: Përfaqësim i denjë nga Zvicra në Samitin e Diasporës "Diaspora shqiptare në Zvicër ishte denjësisht e përfaqësuar, falë edhe angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në... -
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fribourg: Banesa të reja për të moshuarit, zgjidhja më e lirë që po shihet si e ardhmja e kujdesit ndaj tyre Një studim i ri i realizuar në kantonin Fribourg thekson nevojën për zhvillimin e më shumë... -
Për shkak të luftës në Iran: paralajmërohen masa kursimi dhe kufizime për vozitësit në Zvicër -
Zvicër: Qeveria federale pagoi rreth 1 miliard dollarë për vaksinat Moderna dhe Novavax -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran të provoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Me 145,000 nënshkrime, u dorëzua iniciativa zvicerane për financim të qëndrueshëm












