Lajme
Pas grabitjes së bankës, zbulohet se kosovari ka grabitur edhe dy të tjera
Kosovari asokohe 36-vjeçar qe arrestuar pas një grabitje në një degë bankare në Adliswil pasi kishte arritur të arratisej për një kohë të shkurtër
Policia e kantonit të Cyrihut pati arrestuar autorin e krimit pas një grabitjeje të bërë në një bankë në Adliswil në nëntor të vitit 2019.
Ndërkohë, gjatë hetimeve policia dhe prokuroria publike e qarkut Limmattal / Albis, kanë siguruar prova për autorësinë e tij edhe në dy grabitje tjera të bankave, të gjitha të kryera në kantonin e Cyrihut.
Më 6 nëntor 2019, kosovari asokohe 36-vjeçar qe arrestuar pas një grabitje në një degë bankare në Adliswil pasi kishte arritur të arratisej për një kohë të shkurtër, transmeton albinfo.ch.
Policia e kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të qarkut Limmattal / Albis, arriti të dëshmojë edhe grabitje të tjera.
Konkretisht, personi tani 37 vjeçar që jeton në rrethin e Horgenit do të përgjigjet për grabitje në degët e bankave më 29 maj 2019 në Horgen dhe më 4 qershor 2019 në Affoltern am Albis, përcjell albinfo.ch. Këto, krahas grabitjes në Adliswil, pas të cilës ishte kapur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












