Lajme
Kapiteni i FSK-së u nderua nga Princi Charles
Kapiteni Ismail Hoxha është i pari nga Kosova që shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake.
Shërben si instruktor në njërën nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë.
Është ky Ismail Hoxha, kapiten nga Forca e Sigurisë së Kosovë që është ndër të rrallët ushtarak ndërkombëtar që po kryen misionin e trajnimit në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai thotë se kjo detyrë që i është besuar është nder për të dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën e përfaqëson në këtë institucion.
Hoxha u nderua vite më parë nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar me “Shpatën e Argjendtë”, duke u vlerësuar si kadeti më i mirë ndërkombëtar i Akademisë.
Ai përshkruan në detaje aktivitetin e tij me kadetë nga ushtritë e shumë vendeve të botës.
Të kënaqur me përfaqësimin nga ana e kapitenit Hoxha, shprehen edhe udhëheqësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Oficer i jashtëzakonshëm, është vlerësimi që ambasadori britanik Nicholas Abbott ka për kapitenin Hoxha.
Ndryshe, në kuadër të bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovës e ka me vendet partnerë, përfshin edhe dërgimin e kadetëve për edukim e trajnim në akademi ushtarake të huaja.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë 19 kadetë të FSK-së të diplomuar në Akademinë Ushtarake Sundhurst dhe një tjetër në pritje të diplomimit. Iliriana Bunjaku, nëntogere dhe Ardit Veliu, nëntoger, janë të radhës që do të ndjekin trajnimet në Akademinë Sundhurst.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











