Kosova
Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë 125 mijë franga për Fondin e FSK-së
Me iniciativë e biznesmenëve kosovarë në Zvicër, Qahil dhe Ramadush Emini, në Cyrih mblidhen 125 mijë franga për fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Para pak kohësh Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, fond i cili ka për qëllim të mbështesë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mjetet e mbledhura nga fondi i FSK synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe biznese të cilët e kanë mirëpritur iniciativën për të kontribuar në fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kësaj iniciative i është përgjigjur pozitivisht edhe pronari i firmës “Emi Sanitär” nga Cyrihu, Qahil Emini. Ai së fundi ka organizuar një mbrëmje ku ka bërë bashkë mbi 15 biznese dhe individë të cilët bashkërisht kanë mbledhur rreth 125 mijë franga, mjete këto të cilat i janë dërguar fondit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Qahil Emini, për albinfo.ch ka treguar se kjo iniciativë ishte një formë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për atdheun. Emini, tutje ka thënë se është momenti i duhur që të japim kontributin tonë, gjithsecili në mbështetje të shtetit dhe Forcës se Sigurisë së Kosovës.
Biznesmeni nga Cyrihu, së bashku me vëllanë e tij Ramadush Emini, kanë bërë që për një kohë të shkurtër të mbledhin biznese nga rrethi i Cyrihut me pronarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët i janë përgjigjur ftesë për të dhënë kontributin e tyre.
Qahil Emini, këtë iniciativë, siç ka treguar për albinfo.ch e ka bërë me besimin e plotë që ka në institucionet e Republikës së Kosovës. Emini, shpreson që këtë veprim do ta ndjekin edhe biznese të tjera, që sipas tij janë të shumtë në Zvicër. Emini për albinfo.ch është shprehur se pret që fondi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë transparent të paktën për mjetet e mbledhura dhe orientimin në fushën sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ai shpreson që aksione të natyrave të tilla do të ketë edhe në të ardhmen dhe thotë që Kosova nuk duhet të ndihmohet vetëm përmes fondeve për zhvillim, por edhe duke investuar direkt në ekonominë e shtetit të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Zvicër
-
10 gabimet që duhet të shmangësh në RAV që të mos humbësh ndihmën nga papunësia Nëse je i papunë në Zvicër dhe i regjistruar në RAV, duhet të ndjekësh disa rregulla...
-
Dhuna ndaj referëve: Përdorimi i kamerave trupore në futbollin amator të Zvicrës
-
Fund i epokës për shkollat vetëm për vajza, vendimi që sfidon sistemin e arsimit të ndarë në Zvicër
-
Zugu, qendra e kriptomonedhave në Zvicër
-
Pagat, duhet një ligj i ri për shkëmbimin e të dhënave me Italinë dhe Francën