Maqedonia

Kapitulli i gjashtë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i gjashtë: Ligji për kompanitë dhe ndërmarrësinë

Ky kapitull parasheh që edhe në Maqedoni veprimtaria e kompanive të drejtohet sipas rregullave dhe regjistrit të BE-së. Rregullat e kompanive e sigurojnë formacionin, regjistrimin, zgjerimi dhe ndarjen e rregullores së kompanisë. Në pjesën e raportimit financiar vjetor: kompanitë duhet që raportimin para organeve shtetërore ta bëjnë në formën e kërkuar si nëpër gjithë vendet e BE-së. Skriningu në këtë kapitull do të përfshijë rregullore të patjetërsueshme edhe për punën e institucioneve shtetërore që kanë punë me kompani që përfshihen nga ky kapitull. Ndryshimet më të mëdha do të ndodhin në kompanitë e vogla dhe të mesme, duke u bazuar tek kapitali që qarkullojnë. Integriteti profesional, pavarësia dhe puna sipas statutit duhet të jetë rezultati i skriningut të BE-së në këtë kapitull për Maqedoninë.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.