Lajme
Këto do të jenë gjobat e reja për shkeljen e masave Covid-19 në Zvicër
Ato nuk hyjnë menjëherë në fuqi pasi që janë duke vazhduar konsultimet përkatëse me kantonet
Qeveria Federale ka caktuar sot shumën e gjobave për shkeljet e rregullores Covid-19. Por, ato nuk hyjnë menjëherë në fuqi pasi që janë duke vazhduar konsultimet përkatëse me kantonet, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, Ministria e Drejtësisë (EDI) sugjeron gjobat si vijon:
50 franga për shkelje të vendimit për ndalim të tubimeve të njerëzve ose për ata që nuk mbajnë maskë kur janë duke ushtruar të drejta politike (tubime, mbledhje nënshkrimesh), transmeton albinfo.ch. Edhe ata që nuk përdorin të dhënat e kontaktit në mënyrë të përshtatshme mund të jenë përgjegjës për ndjekje penale.
100 franga për mos mbajtjen e maskave të fytyrës aty ku kërkohet. Shkeljet në këtë drejtim (mosmbajtja e maskës) në hapësirat publike nuk duhet të dënohen.
100 franga gjobë parashihet edhe për shkeljet e detyrimit për t`u ulur në mensat e ndërmarrjeve dhe restorantet e hoteleve.
Të gjithë ata që bashkohen në një mjedis privat ku lejohen vetëm 5 persona, duhet gjithashtu të gjobitet me 100 franga.
Megjithatë, urdhëresa këtu ka parasysh “një sens masës” që duhet ta kenë organet e kontrollit.
Organizimi i ngjarjeve private të ndaluara kushton 200 franga, përcjell albinfo.ch.
Shkelje të vogla të dukshme të rregullave të higjienës dhe sigurisë në zonat e skive, mund të dënohen maksimalisht deri në 300 franga.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















