Lajme
Kaq do t’i kushtojë Anglisë kurorëzimi i Mbretit Charles III
Prej muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse.
Ceremonia në Westminster, siguria për krerët e shteteve, dekorimet, koncerti. Lista është e pafundme dhe kostot të tepruara. Kjo ngjarje ka shikueshmëri botërore dhe përveç shpenzimeve, sjell edhe të ardhura të konsiderueshme për vendin.
“Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Pra në total do të kushtojë 950 milion paund”, shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Me pak fjalë, kurorëzimi do të ndihet në aspektin ekonomik dhe kjo do të çojë në kritika nga ata që besojnë se monarkia është bërë shumë e shtrenjtë, veçanërisht në këto vite krize, faturash të shtrenjta dhe qirave të larta.
Megjithatë, duhet të merret parasysh ana tjetër e medaljes, që janë përfitimet nga ceremonia e kurorëzimit.
“Mbi gjysmë miliard paund , 665 milionë për të qenë të saktë, është ajo që kurorëzimi i mbretit Charles III më 6 maj do t’i sjellë ekonomisë së Britanisë së Madhe. Në vitet normale, kontributi i Ëindsors në monarki, është pak më shumë se 100 milion paund në vit, por si rezultat i ceremonive të kurorëzimit me një spot të madh promovues në Mbretërinë e Bashkuar, do të jetë shumë më tepër këtë vit”, shpjegon Haigh.
Fitimet do të kompensojnë humbjet për shkak të ditës së pushimit për fundjavën e gjatë të kurorëzimit dhe kostot e ceremonisë. Megjithatë problemet nuk mbarojnë me kaq. Siç thekson Haigh, çështja e shpenzimeve do të jetë vendimtare për mbretërimin e Charles III, i cili do të duhet ta çojë monarkinë drejt një menaxhimi financiar më modern.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve