Lajme
Kaq është dënimi nëse përdorni qese plastike në Gjenevë
Me vitin e ri vetëm disa ditë larg, Gjeneva po përgatitet për ndalimin e qeseve plastike
Vendimi për të ndaluar të gjitha plastikat në kanton u mor në mars të vitit 2018, me qëllim të zvogëlimit të mbeturinave plastike dhe mbeturinave, përcjell albinfo.ch.
Tregtarët që vazhdojnë të përdorin plastikën përballen me një gjobë prej 100 frangash. Këshilli i Madh i Kantonit të Gjenevës njoftoi të gjithë tregtarët në rajon për ndalimin, duke ua kujtuar atyre në një deklaratë për shtyp.
Ndërsa ndalimi i qeseve plastike në supermarkete është në qendër të masave të reja. Edhe pse ndalimi është kategorik në të gjithë kantonin, tregtarët do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për përjashtime në raste specifike, përcjell tutje albinfo.ch.
Masa është pjesë e një plani më të gjerë të administrimit të mbeturinave të miratuar në të gjithë kantonin, i cili do të zbatohet deri në fund të marsit 2020. Qëllimi i masave të reja është ulja e mbeturinave me 25 për qind deri në vitin 2024.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna













