E-Diaspora
Karin Keller-Sutter do të kandidohet për Këshillin Federal
Politikanja nga radhët e FDP-së, Karin Keller-Sutter, do të kandidohet si pasardhëse e Johann Schneider-Ammann. Ajo e ka bërë publike kandidaturën e saj dhe për këtë ajo ka "shpinën dhe kokën e saj të lirë", shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Ky ishte një moment për të cilin, të interesuarit e politikës në Zvicër, kanë qenë duke pritur me kurreshtje: Të martën pasdite, Karin Keller-Sutter ka njoftuar se ajo do të hyjë në garë për Këshillin Federal.
Politikanja 54-vjeçare nga St. Galleni ka bërë të qartë se vendimi i saj nuk ishte edhe aq i lehtë. “Ka pasur momente kur i thashë vetes: `Jo, për hir të Zotit` nuk mund të imagjinoja të ballafaqohem më këtë vendim”, e pranoi Keller-Sutter, shkruan më tej Albinfo.ch.
Në shtatë vitet e fundit në Këshillin shtetëror, ajo ka mësuar shumë, tha politikanja. Ajo ka punuar në komisione të rëndësishme dhe ka ndihmuar në ndërtimin e urave ndërlidhëse dhe gjetjen e kompromiseve. “Tani e kam shpinën dhe kokën time të lirë për këtë pozitë”, tha Keller-Sutter.
Keller-Sutter theksoi se ajo ishte në gjendje të zgjeronte rrjetin e saj përmes aktiviteteve të saj të ndryshme në politikë, biznese dhe komitete ndërkombëtare. Sfondi i saj nga një familje afariste dëshmon se ajo do të qëndrojë me këmbë në tokë.
“Jeta ime nuk ka rrjedhë gjithmonë siç duhet”, tha Keller-Sutter, duke dhënë një pasqyrë në botën e saj emocionale, informon më tej Albinfo.ch. Kështu që ajo dhe burri i saj nuk ishin lejuar të kishin fëmijë. Një zhgënjim për te ishte edhe moszgjedhja në Këshillit Federal tetë vite më parë. Edhe tani ka disa pengesa për të kapërcyer, Keller-Sutter është e vetëdijshme, përkatësisht emërimi nga udhëheqja e partisë dhe grupi parlamentar dhe më pas zgjedhjet për Asamblenë Federale. “Unë do të bëja punën me respekt të madh, por edhe gëzim të madh”, tha Keller-Sutter.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë