Maqedonia
Kartoni i gjelbër, bashkë me policën
Ai shtoi se në vendet e rajonit, si Serbi, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Kartoni i gjelbër nuk merret në mënyrë të veçantë, por ai është i bashkangjitur me politikat e autopërgjegjësisë që blihen gjatë regjistrimit vjetor të makinës
Kartoni i gjelbër do të bashkohet me politikën për autopërgjegjësi që çdo veturë duhet ta ketë gjatë regjistrimit vjetor, thotë kryetari i Këshillit të ekspertëve në Agjencinë për supervizion në sigurime, Klime Poposki.
Në një intervistë për AIM, ai shton se do të ketë ndryshime në çmimin detyrues për politikat e autopërgjegjësisë, gjegjësisht formimi i çmimit do të liberalizohet, përcjell albinfo.ch.
“Maqedonia duhet të harmonizojë ligjet me direktivat e BE-së dhe deri në fund të vitit 2019 do të ketë ligje të reja. Harmonizimi do të nënkuptojë edhe shkrirjen e kartonit së gjelbër me politikën e auto-përgjegjësisë, ku ndryshimet gjithashtu shpallen në pjesën e çmimit, gjegjësisht liberalizimin e çmimeve për politikën e auto-përgjegjësisë”, është shprehur Poposki.
Ai shtoi se në vendet e rajonit, si Serbi, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovinë, kartoni i gjelbër nuk merret në mënyrë të veçantë, por ai është i bashkangjitur me politikat e autopërgjegjësisë që blihen gjatë regjistrimit vjetor të makinës.
Për atë nëse do të ndryshojë çmimi nga liberalizimi i tregut, Poposki thotë se nga përvojat e shteteve që kanë kaluar më herët si Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria, çmimi mesatar ka pasur rënie të vogël.
Poposki thotë se kjo nuk ka afat kohor kur do të ndodhë, por ata si rregullator dhe vetë industria janë të përgatitur.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














