E-Diaspora
Katërfish më shumë refugjatë shqiptarë se sirianë!
Nga Shqipëria janë 41 azilkërkues, nga Kosova 36, nga Maqedonia 23 dhe nga Serbia, 44, shkruan lèssentieldeutsch.lu. Ndërsa nga vendet me luftë, si Siria dhe Iraku, azil gjatë tetorit kanë kërkuar vetëm 16 respektivisht 3 persona
Gjatë muajit tetor në Luksemburg kanë kërkuar azil 269 refugjatë. Ajo që bie në sy se rreth gjysma e këtyre vijnë nga shtetet “e sigurta” gjegjësisht vendet ballkanike në të cilat nuk ka konflikte të ndezura. Duke parë shifrat që i kanë publikuar autoritetet e këtij vendi të vogël, mund të vihet në përfundim se bëhet fjalë kryesisht për shqiptarë. Kështu, nga Shqipëria janë 41 azilkërkues, nga Kosova 36, nga Maqedonia 23 dhe nga Serbia, 44, shkruan lèssentieldeutsch.lu. Ndërsa nga vendet me luftë, si Siria dhe Iraku, azil gjatë tetorit kanë kërkuar vetëm 16 respektivisht 3 persona.
Nga ana tjetër në muajin tetor Luksemburgu ka pranuar 25 refugjatë nga Siria, duke e përmbushur kështu marrëveshjen në mes të BE-së dhe Turqisë për zbutjen e krizës së refugjatëve të strehuar në Turqi, transmeton albinfo.ch. Por ky numër nuk llogaritet në atë të azilkërkuesve pasi që ata e fitojnë në mënyrë automatike statusin e refugjatit të pranuar.
Llogaritur për gjithë vitin, sirianët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në Luksemburg. Nga 1690 kërkesat për azil që janë bërë nga fillim i i vitit deri më tash, 14.1% vijnë nga Siria. Në vendin e dytë janë ata nga Kosova, 11.4% ose 192 persona dhe menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Shqipërisë, me 11.1% ose 188 veta.
Janë interesante të dhënat për njohjen e statusit të azilit në këtë vend. Gjatë dhjetë muajve të deritashëm të vitit, ky status u është njohur 611 vetave që është më shumë se trefishi i vitit të kaluar, kur ishin vetëm 200, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu gjatë këtyre dhjetë muajve Luksemburgun e kanë braktisur më shumë se 400 të huaj, 348 nga të cilët vullnetarisht.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












