Kosova
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë
Superylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, është emri i parë i madh i konfirmuar për edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë.
“Sunny Hill Festival” ka zbuluar emrin e parë të madh që do të ngjitet në skenën e edicionit të sivjetmë, duke konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares me famë botërore Katy Perry, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes një videoje ku shfaqet një bisedë mes Dua Lipës dhe Katy Perryt. Gjatë bisedës, Dua e pyet këngëtaren amerikane për planet e saj gjatë verës, ndërsa Perry zbulon se një nga destinacionet e saj do të jetë Prishtina.
Pjesëmarrja e autores së hiteve globale si “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “California Gurls” pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit dhe të tërheqë mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe rajoni.
Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se së shpejti do të konfirmohen edhe të paktën dy emra të tjerë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.
Me konfirmimin e Katy Perryt, festivali nis fuqishëm prezantimin e programit të tij artistik, duke premtuar një tjetër verë spektakolare në Prishtinë./Albinfo.ch
https://www.instagram.com/reel/DZKOa_wtmN4/?igsh=aHdyNDU4b25zcTJx
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













