Kosova

KDI: Punëtorët pa të drejta, përballen me shkelje të rënda në punë

Rreth 500 persona kanë pranuar ndihmë nga KDI-ja rreth shkeljes së të drejtave të tyre për punësim

Rreth 30 për qind e qytetarëve të aftë për punë gëzojnë një vend pune, ndërsa numri i atyre që kërkojnë një vend pune është shumë i madh, thotë Instituti Demokratik i Kosovës, i cili në kuadër të “Javës kundër korrupsionit” ka publikuar raportin “Punëtorët që s’kanë të drejta”.

Florent Spahija, nga KDI-ja, ka thënë se rreth 500 persona kanë pranuar ndihmë nga KDI-ja rreth shkeljes së të drejtave të tyre për punësim. Sipas tij, rastet e raportuara në KDI kanë pasur të bëjnë me punësime në baza familjare.

“Rasti më kryesor që në KDI kanë paraqitur ankesa është numri i mjekëve specialistë, 100 mjekëve të fushave të ndryshme u kemi ofruar ndihmë”, tha Spahija.

Ndërsa Ismet Kryeziu u shpreh se fenomeni i korrupsionit ka përfshirë shumë shtresa në Kosovë, siç janë politika, drejtësia dhe sektori publik.