Kriza në Ukrainë
KE-ja, me iniciativë për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia
Përmes një deklarate, komisioni tha se do të organizojë një konferencë me Poloninë për të nisur programin.
Një iniciativë të re do të marrë Komisioni Evropian, me synimin për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.
Përmes një deklarate, komisioni tha se do të organizojë një konferencë me Poloninë për të nisur programin.
“Mijëra fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ky krim lufte justifikon urdhërarrestet e lëshuara kundër Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, thuhet në deklaratën e KE-së, përcjell albinfo.ch.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për presidentin rus dhe komisionerin e tij për të drejtat e fëmijëve për krime të dyshuara lufte. Urdhëresat i akuzojnë ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Organizata ukrainase “Save Ukraine” tha se kishte kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin marrë më herët gjatë luftës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën