Lajme
Kelmendi e Nishevci, më të mirët e Kosovës
Të dy këta sportistë kanë ngritur më së larti flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nderuar gjithë vendin
Në një gala mbrëmje organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë zgjedhur sportistët më të mirë të vitit 2016. Të dy këta sportistë kanë ngritur më së larti flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nderuar gjithë vendin.
Xhidistja Kelemndi ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa karateistin Nishevci ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kampionatin Botëror. Gjithashtu, janë ndarë edhe shpërblime tjera, për sportistë kosovarë dhe për ata që ndihmuan zhvillimin e sportit vendor.
Trajner i vitit nga KOK është zgjedhur Driton Kuka, me çmim special është nderuar presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri dhe ish karateisten e njohur Shqipe Zogiani. Në ceremoni po marrin pjesë sportistë të botës së sportit dhe të politikës, në mesin e të cilëve edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











