Kosova
Kelmendi paraqitet nga klinika, thotë se po i rrezikohet familja
“Ata na kanë kërcënuar në formën më të ulët, me e porosi për anëtarët e familjes. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm, nëse unë e votoj demarkacionin”, ka theksuar Kelmendi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka treguar arsyet që nuk mund të shkojë në Kuvendin e Kosovës.
Ai për “RTV Dukagjini” është lajmëruar nga shtrati i Klinikës në të cilën është shtruar, dhe ku është duke e pastruar gjakun në tretman treditor, përcjell albinfo.ch.
“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë kundër. Dihet vendi nga unë vijë, që jetoj dhe punoj atje. Është krijuar opinioni që të gjithë ata që e votojnë demarkacionin, janë tradhtar të vendit”, ka thënë Kelmendi, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se do ta votonte demarkacionin sikur kërcënuesit ndaj tij dhe familjes së tij dalin e kërkojnë falje publike.
“Nëse nesër vazhdon parlamenti me punën dhe do të jem i gatshëm të vazhdoj procesin në Parlament. Gjithnjë kom besuar se demarkacioni ka qenë çështje vërtetë që nuk ka pasur nevojë të prolongohet. Unë kam qenë kundër për shkak të shqetësimeve të rugovasve që po humbin territor. Kam marrë kërcënime në emër personal dhe të anëtarëve të familjes. Për vete nuk kam frikë fare, por për anëtarët e familjes”, ka theksuar Kelmendi.
Ai ka konfirmuar se Policia e ka vizituar atë dhe familjen e tij në shtëpi, duke shtuar se e kanë dëgjuar edhe bashkëshorten e Kelmendit se nuk po mund të dalin në pronat të cilat i kanë në Rugovë, për shkak se po ndjehen të kërcënuar.
“Ata na kanë kërcënuar në formën më të ulët, me e porosi për anëtarët e familjes. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm, nëse unë e votoj demarkacionin”, ka theksuar Kelmendi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













