Kosova

Ka vdekur politikani Ali Lajçi

Në moshën 69-vjeçare ka vdekur politikani nga Kosova, Ali Lajçi. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij përmes rrjetit social “Facebook”, transmeton albinfo.ch.

Lajçi ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ali Lajçi ka qenë edhe organizator i demonstratave kundër regjimit serb në Kosovë.