Muzikë
Këngëtari shqiptar po mahnit skenat muzikore të Turqisë
Jo vetëm këndon, por shkruan tekste dhe krijon muzikë.
Albin Hasani, kur ishte 10 vjeç, u largua nga Shqipëria. Për të filloi një jetë e re në Ankara, aty ku prindërit e tij vendosën të emigronin. Aktualisht jeton në Stamboll. Ai pohon se nuk e kishte të lehtë të bënte miq të rinj apo të përshtatej me mënyrën e jetesës atje. Sot, Albin Hasani është mjaft i njohur në Turqi, transmeton albinfo.ch.

E nisi karrierën e tij rreth 8 vite më parë, kur u bë pjesë e një grupi muzikor. Kjo eksperiencë e ndihmoi Albin jo vetëm në fushën muzikore, por edhe në aspektin shoqëror. Muzika e afroi me miqtë, njohu shokë të rinj, dhe e pati më të lehtë fillimin e shkollës së mesme.

Sot, ai është një nga artistët e rinj premtues në Turqi. Student në vitin e fundit për “Kinema-Radio-Televizion” ai jeton prej vitesh në Stamboll. Dy vitet e fundit kantautori nga Shqipëria është ngjitur ne top listat muzikore në Turqi.
Jo vetëm këndon, por shkruan tekste dhe krijon muzikë. Ka mbi 70 tëkste kengësh që presin të kryesojnë Top listat turke.

Së fundmi ai ka nxjerrë edhe albumin e tij të quajtur ’22’ dhe po punon shumë për albumin tjetër. Pas një eksperience 4 vjeçare me kompaninë Sony në Turqi, prej 2 vitesh ai është aktiv në treun muzkior dhe po kap majat e rrymës alternative në Turqi edhe si këngëtar solo. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss













