Lajme

Këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Suedi, mahnit jurinë me zërin e saj

Louisa Hoxha impresionon me zërin e saj jurinë profesionale suedeze (Video)

Louisa Hoxha është në prag të karrierës dhe po ndjek rrugën e yjeve muzikore të “Pop Star” me renome botërore, shkruan albinfo.ch.

Ajo bëri shumë “zhurmë” në Suedi. Madje, u komentua për ngjyrat e saj të zërit kumbues dhe me pjekuri profesionale.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e para të kualifikimit, Louisa goditi fort me këngën “Love on the Brain” nga Rihanna për jurinë e Idol 2023.

Këngë kjo e vështirë, që në vete do përveç zërit, edhe mjeshtri të veçantë, që të dyja këto vlera i gëzon ajo. /Albinfo.ch

KETU