Lajme
Kërcënim nga terrorizmi, “Traktati i Shengenit” pezullohet për dhjetë ditë
Mes masave kundër terrorizmit, Italia ka vendosur kontrolle në 22 pika të kalimit kufitar me Slloveninë dhe Austrinë.
Kontrollet në kufi kanë nisur që nga ora 14:00, ku në pikën e kalimit kufitar Fernetti janë të pranishëm edhe oficerë policie dhe ushtria.
Pezullimi i Traktatit të Shengenit ndodhi për arsye sigurie të lidhura me infiltrimin e mundshëm të terroristëve përmes “rrugës ballkanike” përgjatë vendeve ballkanike, teksa nga sot do të kërkohen dokumentet kur të hyni dhe dilni nga Italia, raporton TCH.
Duke nisur nga sot edhe Sllovenia ka vendosur kontrolle të ngjashme të përkohshme në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë teksa në kuadër të këtij operacioni në Friuli Venezia Giulia pritet mbërritja e 350 agjentëve dhe ushtarëve, përcjell albinfo.ch.
Një samit është planifikuar të mbahet në Trieste, i thirrur nga ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, me autoritetet sllovene dhe kroate më 2 nëntor.
Nga Gjermania dhe Austria në takimin e ministrave të Brendshëm u tha se “Marrëveshja e Shengenit nuk ka vdekur, por është prishur”, teksa Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, nënvizoi se rikthimi i kontrolleve kufitare “dëmton lirinë e lëvizjes” .
Ndryshe, kriza ndërkombëtare, me rrezikun gjithnjë e më shumë në rritje të konfliktit arabo-izraelit, i cili mund të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, sulmet dhe alarmet e përsëritura në disa qytete evropiane, kanë bërë që Italia dhe 10 vende të tjera të mbyllin kufijtë e tyre, duke pezulluar lëvizjen e parashikuar nga Traktati i Shengenit.
Ndërkaq në total, 11 vende kanë rifutur kontrollet kufitare, Italia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Franca, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, të cilat, edhe pse nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, i bashkohen zonës Shengen.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











