Lajme
Zvicër: Nuk preferohet marrja e tabletave të jodit si masë parambrojtëse
Ndërsa reaktori bërthamor i Çernobilit në Ukrainë është tani nën kontrollin rus, duke shkaktuar frikën e një katastrofe bërthamore, farmacitë zvicerane po regjistrojnë kërkesë më të madhe për tableta Jodi, njofton albinfo.ch.
Ky medikament besohet se parandalon jodin radioaktiv që të grumbullohet në gjëndrën tiroide dhe të shkaktojë kancer tiroid.
Megjithatë, farmacisti i Cyrihut Leo Grossrubatscher paralajmëron kundër marrjes së preparateve në mënyrë profilaktike.
“Nëse tani gëlltisni dy tableta jodi çdo ditë, kjo mund të çojë në mosfunksionim të gjëndrës tiroide”, tha ai.
Ai rekomandon respektimin e udhëzimeve të autoriteteve. Në rast incidenti dhe rreziku të shtuar, Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente do të shpërndajë udhëzime për popullatën se si të sillet dhe çfarë medikamentesh duhet të marrë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











