Sport
Kërkim falje Shaqirit: “Me kalimin në Stoke, ju kishit bërë zgjedhjen e duhur”
"Çdo prekje e topit nga ana juaj është një rrëzim i gjykimit që kisha marrë unë për ju. I dashur Zotëri Shaqiri, Ju, me kalimin tuaj në Stoke keni vendosur për rrugën më të vështirë dhe njëherësh të vetmen rrugë të drejtë: rrugën nga lart-poshtë!"
I dashur zotëri Shaqiri! Është një kërkim faljeje ose një homazh? Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka ndjekur rrugën e vetme të duhur. Rrugën nga poshtë-lart.
Në një letër publike drejtuar Shaqirit, Michael Krogerus, gazetari sporti në prestigjiozen NZZ, i kërkon falje atij në emrin e gazetarëve për vlerësimin e gabuar që i kishin bërë vendimit të Xherdanit për të kaluar ne Stoke të premierligës, përcjell albinfo.ch.
«Më duhet të ju kërkoj falje. Në emrin e (shumicës së) gazetarëve sportivë. Në fakt ishte kështu: Në fillim ne ju patëm mbivlerësuar, e pastaj, nënvleftësuar. Në fillimet e para ne ishim magjepsur. Ne nuk kishim parë për kohë të gjatë një lojtar të tillë me talent të veçantë dhe me një drejtpërdrejtshmëri të tillë të paimagjinueshme (edhe jashtë fushës).
Qoftë dhe një fëmijë katërvjeçar do ta ndjente se juve ju duhet një skenë më e madhe se ajo e Bazelit. Pastaj erdhi kalimi në Bajern të Munihut. Atje keni pasur një përpjesëtim të paimagjinueshëm në mes të ndeshjeve të luajtura dhe kupave të fituara. A ka ndodhur ndonjëherë që një futbollist të luajë kaq rrallë dhe të grumbullojë kaq shumë kupa?
Ngadalë, ne filluam të dyshonim në rezultatet tuaja. Është e vërtetë se në Bajern ju dhanë pak shanse – por përse ju ato pak shanse që u jepeshin i shpërdoronit sikur një tinejxher i rebeluar? Edhe në ndeshjet me kombëtaren ne kishim gjithnjë më shpesh vërejtje ndaj jush, edhe pse ju luanit në një klas botëror.
Vendimin për braktisjen e Bajernit ne e përshëndetëm; por «martesën e pabarabartë» në mes jus dhe Interit ne nuk e kuptuam asnjëherë. Dhe pastaj Stoke City…
A ishte thjesht gjest mëshire apo shpotitjeje kur ne në një raport gazetaresk e vendosëm një shenjë në hartën e publkuar aty për të dalluar këtë lokalitet të panjohur? Disa madje, si tinëz qesheshin me tweter-in dashakeq të një anglezi që shkruante: «Shaqiri kalon në Stoke dhe me këtë bëhet njeriu i parë i lindur në Shqipëri, që aterron në një vend edhe më të keq».
Stoke, ky pellg i talenteve të amshueshme: Bojan Krkiç, Peter Crouch, Ibrahim Afellay, Marko Arautovic dhe tash, edhe ju. Pas disa ndeshjeve unë tashmë as që i shikoja më rezultatet. Unë e kisha ndërtuar gjykimin, unë ju pata çregjistruar. Nuk kisha idenë.
Prej pak javësh ju po bëni sërish rrëmujë në premierligë me paraqitjet e shkëlqyera, pasimet e rrufeshme dhe me paraqitjen e parezistueshme. Çdo prekje e topit nga ana juaj është një rrëzim i gjykimit që kisha marrë unë për ju.
I dashur Zotëri Shaqiri, Ju, me kalimin tuaj në Stoke keni vendosur për rrugën më të vështirë dhe njëherësh të vetmen rrugë të drejtë: rrugën nga lart-poshtë!
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë














