Lajme
Kërkohen negociata edhe për Luginën e Preshevës
Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkojnë që raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, të ketë parasysh edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Raportuesja e PE-së në rast se bën thirrje për negociata për veriun e Kosovës dhe gjendjen e serbëve atje, atëherë ajo duhet të nxit edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të nisin negociatat edhe për këtë çështje”, thunet në një kumtesë e nënshkruar nga Refik Hasani.
Sipas tij, aq sa do të fitonin serbët lokal në Kosovë, aq të drejta synojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Nëse faktori ndërkombëtarë pas zgjedhjeve në Serbi, fillon bisedime të veçanta për serbët të Kosovë, atëherë ne kërkojmë dhe presim një garanci që këto bisedime të shtrihen edhe për çështjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Çfarë të drejtash i gëzojnë serbet lokal të Kosovës, po ato të drejta duhet dhe na takojnë edhe neve në tri komuna duke përfshi që nëse serbët e Mitrovicës ju ndahen e pranohet një autonomi, kjo do të jetë e barabartë që edhe ne të kemi një autonomi, status specialë apo ingirenca të shtetit si të një njësie të veqant duke përfshi territorin”, ka thënë Hasani në kumtesë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












