Lajme
Kërkohet koordinim ndërmjet diplomacisë dhe qeverisjes lokale
“MPJ është në dispozicion të komunave për t’i ndihmuar në procesin e lidhjes së bashkëpunimeve, marrëveshjeve apo binjakëzimeve, në funksion të rritjes së mundësive për qytetarët e Kosovës”, tha ministri Enver Hoxhaj
Qeverisja lokale dhe diplomacia vendore, duhet të koordinohet me fuqishëm ndërmjet veti, për t’i përmbushur detyrat e përbashkëta në biznes dhe në çështjet që lidhen me diasporën. Kështu u tha sot në konferencën një-ditore me temën: “Diplomacia e qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë” që u mbajt në Prizren.
Konferenca u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Në këtë konferencë prezentë ishin kryetarë komunash, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ambasadorët e Kosovës jashtë vendit dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se bashkëpunimi ndërkombëtar i komunave është pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Kosovës.
Ai shtoi se MPJ është në dispozicion të Komunave për t’i ndihmuar në procesin e lidhjes së bashkëpunimeve, marrëveshjeve apo binjakëzimeve, në funksion të rritjes së mundësive për qytetarët e Kosovës.
“Qëllimi i kësaj konference është që ne ta kemi një shkëmbim më të thellë të ideve, të reflektojmë se si të kemi një koordinim më të mirë në politikën e jashtme dhe me gjetjet nga kjo konferencë ta bëjmë një plan të veprimit me qëllime të matshme e konkrete për ta pasur më të lehtë edhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të komunave”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli ka vlerësuar se komunat mund të kenë ndikim pozitiv në diplomaci.
“Bashkëpunimi ndërmjet qyteteve të ndryshme, binjakëzimet, anëtarësimet në organizata të ndryshme ndërkombëtare, e kanë shtuar kontributin e komunave në politikën e jashtme”, ka vlerësuar Ismajli.
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, përvojat në qeverisjen komunale i ka ndarë edhe Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Në panelet tjera u diskutua për promovimin e turizmit lokal dhe angazhimin e qyteteve në iniciativa dhe asociacione rajonale dhe ndërkombëtare. Konferenca e sotme është organizuar si vazhdimësi e aktiviteteve të dala nga konferenca e ambasadorëve e organizuar në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ndërkaq, Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo konferencë është vazhdimësi e aktiviteteve të MPJ-së të dala nga rekomandimet e Konferencës së Ambasadorëve, të mbajtur në fund të vitit të kaluar. Sipas tij “është paradoksale kur një kryetar komune, qëndron në një vizitë jashtë dhe ambasada nuk është e njoftuar. Ne kemi përgatitur një dokumentet ku kemi listuar organizatat”.
E-Diaspora
-
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi Nëntë kompani kosovare marrin pjesë në “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2026”, me mbështetjen e MINT/KIESA... -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale mund ta rrisë BPV-në e Zvicrës deri në 11 për qind Studimi: Inteligjenca artificiale mund ta rrisë ekonominë e Zvicrës me 11 për qind... -
Në Davos, Trump pritet të mbajë fjalimin më të ndjekur në WEF -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Air Force One pëson defekt, Trump mbërrin me vonesë në Zvicër për WEF -
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore











