Lajme
Kërkohet ndalimi i rrjetit 5G afër aeroporteve
Linjat ajrore ankohen se rrjeti 5G pranë aeroporteve mund të shkatërrojë fluturimet
Linja të mëdha ajrore dhe shpërndarjeje në SHBA kanë bërë një lutje për ndalimin e rrjetit të fuqishëm 5G të internetit pranë aeroporteve.
Disa nga kompanitë më të mëdha kanë dhënë alarmin për efektet ndoshta “shkatërrimtare” të rrjetit 5G pranë aeroporteve, duke thënë se teknologjia do të shkaktojë ndalimin e fluturimeve dhe rrjetit të shpërndarjes, përcjell Albinfo.ch.
‘Airlines for America’ – grupi përfaqësues i linjave ajrore JetBlue, American Airlines, Southwest, United, Delta, UPS, e FedEx, mes të tjerave – publikoi një leter të hënën, ku tha se shërbimi 5G C-Band do të ndikojë fuqimisht në operacionet e fluturimeve dhe mund të krijojë një “katastrofë ekonomike krejtësisht të evitueshme”.
“Shumica e udhëtimeve dhe transportit nuk do të mund të fluturojë”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se 1,100 fluturime në ditë ose rreth 100,000 udhëtarë do të preken nga shtyrjet ose anulimet.
Megjithëse Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së ka pranuar se rrjeti do të ndërhyjë me radio altimetrat e përdorur nga avionët, të cilët përdoren nga pilotët për uljen në shikueshmëri të vogël, agjencia tha se ka lejuar avionët komercialë të fluturojnë në prani të kullave C-Band të rrjetit 5G. Leja, siç transmeton tch, u dha disa ditë para aktivizimit të tyre më 19 janar me gjithë shtyrjet për arsye sigurie.
Por, linjat ajrore theksuan se interferencat me altimetrat janë serioze, pasi ato “japin informacion kritik për sistemet e navigimit në avionët modernë“, që do të thotë se masa të gjera fluturimesh mund të mbeten pa u ngritur nëse çështja mbetet në këto kushte.
Kompanitë sugjeruan që administrata të ndalojë ndërtimin e kullave 5G më afër se dy milje nga aeroportet, derisa rregullatorët të përcaktojnë si të arrihet siguria pa trazira katastrofike.
Kompanitë Verizon e AT&T po udhëheqin përhapjen e linjës 5G C-Band në SHBA pas marrjes së kontratës $80 miliardë të instalimit të teknologjisë, vitin e kaluar. Disa kompani kanë pranuar të krijojnë zona mbrojtjeje nga radiastacioni rreth aeroporteve, por linjat ajrore nuk janë të kënaqura, pasi thonë se masa është e pamjaftueshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











