Kosova
Kërkohet që Ministria e Diasporës të zhvendoset në Gjilan
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës janë diskutuar shumë pika, ndërsa pika për projektligjin për Diasporën nuk kaloi në mungesë të deputetëve.
Vetëm diskutimi për këtë projektligj zgjati më shumë se dy orë.
Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë debatit ka ka kërkuar Ministria e Diasporës të zhvendoset nga Prishtina në qytetin e Gjilanit.
Gjilani është njëri ndër qytetet e Kosovës, ku ka një numër të madh të bashkatdhetarëve.
Sipas Pajazitit, nëse Ministria e Diasporës vendoset në Gjilan, atëherë ky do të jetë një afrim i madh me Diasporën.
“Kërkoj nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që është edhe lider i koalicionit qeverisës, që ta marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe ta shohë mundësinë që Ministria e Diasporës të zhvendoset në qytetin e Gjilanit”, tha Pajaziti.
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana Këshilli i Madh në kantonin zviceran të Valais do të ndajë 1.255 milionë CHF për Zyrën... -
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar -
Kantoni i Vaud do të mobilizojë 2200 persona gjatë G7 -
Energjia bërthamore po fiton përsëri popullaritet përballë frikës së mungesës së energjisë elektrike -
Ngarkesa e punës së mjekëve zviceranë lehtësohet, por ende shkakton shqetësim













