Bota

Kërkojnë talente, duke ofruar një vizë deri në 10 vjet

Kina ka vendosur synime për zhvillimin ekonomik dhe social, ku e sheh çelësin e arritjes në rekrutimin e ekspertëve nga jashtë

Kina do të lëshojë viza afatgjata prej pesë deri në dhjetë vjet për të tërhequr njerëz me aftësi të larta dhe talente, për të punuar në vend. Këtu përfshihen drejtuesit e teknologjisë, sipërmarrësit dhe shkencëtarët nga sektorët me kërkesën më të madhe, raportojnë mediat lokale.

Kina ka vendosur synime për zhvillimin ekonomik dhe social, ku e sheh çelësin e arritjes në rekrutimin e ekspertëve nga jashtë.

Kur planet për programin u konsideruan së pari, Kina njoftoi se synon të tërheqë së paku 50,000 të huaj.

Gjithkush mund të aplikojë për viza nëpërmjet internetit dhe qeveria kineze garanton përpunimin e shpejtë të kërkesës.

Ata që do të marrin një vizë do të jenë në gjendje të qëndrojnë në vend për 180 ditë në të njëjtën kohë dhe do të kenë të drejtën të sjellin partnerin dhe fëmijët e tyre.