Lajme
Kosovari kërkon kompensim, por gjykata bën të kundërtën: e detyron të paguajë
Ai nuk ishte dakord me kompensimin prej rreth 3300 frangave që i kishte shqiptuar gjykata. Ka kërkuar që shteti të mbulojë të gjithë koston procedurale dhe t`i paguajë atij kompensim prej mbi 6300 frangash
Një banor i Kantionit Thurgau, me shtetësi kosovare, kishte mbrojtur me sukses lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C) në kontestin para Gjykatës Administrative të kantonit. Por kjo nuk kishte mjaftuar për të dhe avokatin e tij.
Leja në fjalë kosovarit 43-vjeçar i ishte anuluar nga Zyra e Migracionit për shkak të një procedure penale që po rridhte ndaj tij. Departamenti kantonal i Drejtësisë dhe Sigurisë kishte mbështetur vendimin në procedurën e apelit, shkruan gazeta St. Galler Tagblatt.
Dhe megjithëse Gjykata Administrative më pas kishte vendosur në favor të kosovarit, ai dhe avokati i tij kanë ushtruar ankesë në Gjykatën Federale. Arsyeja ishte te paratë. Ankuesi duhej të paguante një të tretën e kostos së procedurës së ankesës (2000 franga) dhe një të tretën e procedurës së apelimit (900 franga), transmeton albinfo.ch. Kosovari është ankuar se kjo ishte arbitrare, pasi atij i ishte dhënë e drejta e plotë marrë nga Gjykata Administrative.
Akuza për arbitraritet
Ai dhe avokati i tij nuk ishin dakord as me kompensimin prej rreth 3300 frangave që i kishte shqiptuar gjykata e përmendur. Ata kanë kërkuar që shteti të mbulojë të gjithë koston procedurale dhe t`i paguajë atij kompensim prej mbi 6300 franga. Gjykata administrative e kishte zvogëluar, sipas tij, këtë shumë – gjithashtu në mënyrë arbitrare – dhe në fund të fundit kishte rimbursuar vetëm dy të tretat e saj.
Gjykata e Lartë Federale tani ka hedhur poshtë ankesën (2C_816 / 2020). Ajo në fakt nuk e ka proceduar rastin sepse ka qenë avokati që ka kundërshtuar shumën e dëmshpërblimit në emrin e palës, një veprim të cilin ai nuk është i autorizuar ta bëjë, përcjell albinfo.ch. Për shkakun se kosovari kishte të drejtë për të kërkuar paratë, vetëm ai ishte i autorizuar të kontestojë shumën.
Duke iu referuar ligjit të Thurgaut, Gjykata Supreme Federale shkruan se në rast të një “fitore të pjesshme”, çfarë ka qenë kjo e kosovarit, kompensimi për palën fituese mund të zvogëlohet në përputhje me rrethanat. Dhe Gjykata Administrative nuk e ka konsideruar vendimin e saj si një sukses të plotë për kosovarin. Ajo gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim për të.
Gjykata administrative e ka konsideruar kohën e pretenduar prej gati 14 orësh të marrjes me çështjen në fjalë si shumë të gjatë dhe e ka zvogëluar atë në pesë orë. Kjo, për një avokat dhe pedagog me përvojë dhe të specializuar në ligjin e migracionit ishte e turpshme dhe jashtëzakonisht e vogël, ka shkruar avokati në ankesë.
Edhe Gjykata e Lartë Federale në vendimin e saj ka theksuar se koha që gjykata administrative e konsideron të përshtatshme për përpunimin e rastit duhet të vlerësohet si “e shkurtë dhe jo shumë e përshtatshme”, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, sipas saj, ligji kantonal i jep asaj gjykate hapësirë të madhe veprimi kur vlerëson kompensimin e palës. Për këtë arsye shuma e kompensimit mbetet “brenda kornizës ligjore”.
Sidoqoftë, për kosovarin dhe përfaqësuesin e tij ligjor, kjo do të thotë se nuk ka ndodhur asgjë përveç shpenzimeve. Në vend që të ankuarit t’i jepej kompensim më i madh, Gjykata Supreme Federale ka vendosur që atij t`ia ngarkojë edhe shpenzimet gjyqësore prej 2,000 frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë