Lajme
Këshilli Federal zgjat periudhën maksimale të punës me orar të shkurtuar në 24 muaj
Këshilli Federal ka vendosur të zgjasë periudhën maksimale për marrjen e pagesave për punën me orar të shkurtuar në 24 muaj, gjashtë muaj më shumë se aktualisht. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 nëntor dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 korrik 2026.
Në seancën e fundit, Parlamenti miratoi një draft ligjor që i jep mundësi Këshillit Federal të zgjatë periudhën maksimale të marrjes së këtyre përfitimeve nga 18 në 24 muaj.
Industria e makinerive, pajisjeve elektrike, metaleve dhe industria e orëve janë ndër sektorët më të prekur nga situata aktuale ekonomike, thekson qeveria. Zgjatja e kësaj periudhe u jep kompanive “siguri të vlefshme për planifikim”.
Shtatë muajt shtesë do t’i ndihmojnë ato të përshtaten me sfidat ekonomike, për shembull duke gjetur mundësi dhe tregje të reja për biznes. Po ashtu, kjo masë synon të parandalojë largimet nga puna dhe t’u mundësojë bizneseve të mbajnë stafin gjatë periudhave të ndërprerjes së përkohshme të punës, shpjegon Këshilli Federal.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon Ajo që e bën Natmirin të veçantë nuk është vetëm rrugëtimi i tij profesional, është mënyra... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Lucernit dërgon 18,000 letra të pasakta tatimore Zyra Tatimore e Lucernit, në bashkëpunim me një partner të jashtëm, dërgoi javën e kaluar një... -
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon -
Zvicra pranë një marrëveshjeje të re tregtare me SHBA-në, tarifat pritet të ulen në 15% -
Deri në 20 gradë: Flluska e nxehtësisë së Saharasë ngroh Zvicrën -
Gjuetarët e apartamenteve në Zvicër paralajmërohen për rritje të mashtrimeve të reja










