Integrimi
Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, me kryesi të re
Pas debateve të zhvilluara, u zgjodh kryesia e gjerë e Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari prej 19 anëtarëve, te cilët zgjodhën Kryesinë e re
Të dielën, më 23 prill, në Munih-Bavari të Gjermanisë në prani të mësueseve dhe mësuesve, Këshillit të prindërve, shoqatave dhe perfaqësuesve të bizneseve që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, u mbajt Kuvendi Themelues për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e dërguar nga zëdhënësja e posazgjehdur e këtij këshilli, Lorita Ismaili, në Kuvend të pranishëm ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Arsim Bajrami me stafin e tij, Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës Valon Murati, si dhe drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë Avdyl Lipoveci.
I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Naser Idrizi, Këshilltari Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reqica.
Kuvendin e hapi prof. Mustafë Krasniqi, i cili dër të tjera tha se projekti për mësim plotësues në gjuhën shqipe “ka gjetur një përkrahje të fuqishme tek Konsullata e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Konsulli i Përgjithshëm i Rep. së Kosovës Naser Idrizi, e cila vuri në veprim njërin ndër punëtorët e saj të devotshëm, Konsullin Hamdi Reqicën, njëkohësisht duke e falënderuar edhe Këshilltarin Faket Kajtazin. Reqica tashmë është bërë shtylla kryesore e këtij projekti, qoftë në veprime konkrete dhe ato këshilluese.
Në këtë projekt ishte e angazhuar edhe Ministria e Diasporës, e cila angazhoi Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipovecin.
Këtë nismë e përkrahu edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku”, tha veç tjerash Krasniqi.
Në përfundim të fjalës, Krasniqi ftoi panelin e zgjedhur nga kryesia e punës, për ta drejtuar Kuvendin deri në zgjedhjen e kryesisë së re.
Paneli drejtues përbëhej nga Fran Tanushi, Donika Zonja, Isuf Bytyçi dhe Konsulli Hamdi Reqica.
Ndërkohë fjalën e morën Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Ministri i Diasporës Valon Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Naser Idrizi.
Pas mbarimit të pjesës së parë, me një pushim të shkurtër filloi pjesa e dytë, e cila ishte më sfiduese, me debate të shumta, ku si pikë referimi ishte rregullorja e punës.
Pas këtyre debateve u zgjodh kryesia e gjerë e Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari prej 19 anëtarëve, te cilët zgjodhën Kryesinë e re me këtë përbërje: Mustafë Krasniqi, Kryetar, Donika Zonja, Nënkryetare, Tefik Jahaj, Nënkryetar, Fran Tanushi, Nënkryetar, Isuf Bytyçi, Sekretar , Agron Ibrahimi, Arkëtar , Lorita Ismaili, Zëdhënëse e Këshillit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss














