Lajme
Këshilli Kombëtar vë veton për bashkimin familjar të personave të pranuar përkohësisht
“Personat e pranuar përkohësisht” është një term që përdoret për të përshkruar personat që nuk kanë të drejtë për azil në Zvicër dhe qëndrimi i tyre në vend duhet të jetë i shkurtër, përcjell albinfo.ch.
Prandaj, nëse familja e tyre do të lejohej të bashkohej me ta, “ata nuk do të largoheshin më kurrë nga Zvicra”, tha deputeti Thomas Knutti.
Megjithatë, jo të gjithë deputetët u pajtuan me vendimin.
“Ky veprim është çnjerëzor dhe vë në pikëpyetje të gjithë traditën humanitare të Zvicrës”, tha Mattea Meyer, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate. “Ky vendim është i frikshëm për vendin tonë dhe vlerat e tij”.
Dhe, sipas ministrit të Drejtësisë, Beat Jans, departamenti i të cilit merret me çështjet e migracionit, “veto nuk do të kishte ndonjë efekt sepse e drejta për jetën familjare është e sanksionuar në kushtetutë dhe është njohur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata Federale dhe Gjykata Evropiane e Njeriut”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












