Lajme
3 skenarët e zhvillimit të pandemisë gjatë vjeshtës, sipas Qeverisë së Zvicrës
Këshilli Federal ka diskutuar se si Zvicra duhet të përgatitet për muajt e vjeshtës dhe dimrit si dhe për rritjen e mundshme të numrit të rasteve
Në mbledhjen e tij të mbajtur sot, Këshilli Federal ka diskutuar se si Zvicra duhet të përgatitet për muajt e vjeshtës dhe dimrit si dhe për rritjen e mundshme të numrit të rasteve.
Qeveria e vendit ka prezattuar tre skenarë lidhur me këtë:
Skenari 1 parasheh që numri i rasteve të mbetet në një nivel të ulët. Numri i rasteve mund të rritet paksa në varësi të sezonit, por nuk përbën ndonjë ngarkesë të konsiderueshme për sistemin shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Në këtë skenar, masat ekzistuese mund të hiqen dhe kriza do të konsiderohej e mbaruar.
Skenari 2: Ka ritje të numrit të rasteve. Mund të ketë disa arsye për këtë, për shembull përqindja e njerëzve që nuk janë vaksinuar, ndërprerja e masave, efektet sezonale ose shfaqja e varianteve të reja. Kjo rritje e ngarkon sistemin shëndetësor, në atë masë që bën të domosdoshëm vazhdimin ose rivendosjen e disa masave si maskimi i detyrueshëm ose vaksinat përforcuese.
Skenari 3: Shfaqen një ose më shumë variante të reja të virusit kundër të cilave vaksinimi ose sëmundja e kaluar më parë nuk mbrojnë më ose dukshëm më pak, përcjell albinfo.ch. Ka një valë të re. Kërkohet ndërhyrje e fortë e qeverisë dhe ri-vaksinimi.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












