Kosova
Këta janë kandidatët e LDK-së që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës
KQZ publikon listën e deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja
Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit.
Teksa ka përfunduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë, numërimi i votave me kusht është drejt përmbylljes ku deri tani janë procesuar rezultatet e numërimit të mbi 73% të këtyre votave në platformën e KQZ-së, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e listës së kandidatëve për deputetë të cilët kanë arritur të fitojnë ulëse në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila deri tani ka fituar 14 mandate sipas KQZ-së, ulëse kanë arritur të fitojnë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaqi Meta, Ermal Sadiku.
Kujtojmë që procesit të numërimit do t’i nënshtrohen edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Waldshut‑Tiengen, 6 të lënduar, përfshirë tre fëmijë të vegjël Një familje pesëanëtarëshe dhe një shofer kamioni u lënduan në një aksident trafiku në Liedermatte pranë... -
Vërshimet në Kosovë ngrenë alarmin: A i keni të siguruara shtëpitë tuaja mërgimtarë? -
Fate Velaj, nga emigrant i thjeshtë në ambasador në Austri -
Sot vazhdon numërimi i votave tjera të mbërritura me postë -
“Trim mbi trima” jehon në Muzeun e Vjenës nga zëri i 14-vjeçares Anna Krasniqi
Jeta në Zvicër
-
Katastrofa në Crans-Montana: Avokatët përgatisin padinë për përgjegjësinë e shtetit Një katastrofë zjarri që la 40 të vdekur dhe shumë të plagosur po sjell pasoja të... -
Si po përballen Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) me të ftohtin ekstrem dhe borën në shina -
Zvicër: Referendum kundër lehtësimit të ligjit për materialet ushtarake -
Gripi i dimrit vazhdon të përhapet në Zvicër -
Studimi i medias zvicerane identifikon presion në rritje nga Inteligjenca Artificiale











