Lajme
Këtë dimër nuk do të ketë certifikatë në pistat zvicerane të skive
Në konsultim me Qeverinë Federale, teleferikët zviceranë kanë vendosur regullat e koronës në këtë sezon dimri. Patrick Mathys nga BAG, është kundër
Në Zvicër, nuk do të ketë detyrim për certifikatë gjatë sezonit të skive, këtë dimër. “Për momentin, nuk janë duke u bërë ndryshime në rregulloret aktuale të mbrojtjes për hekurudhat malore (teleferikët)” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga “Seilbahnen Schweiz” të martën, shkruan srf.ch.
Bisedimet me Qeverinë Federale dhe kantonet thuhet se ishin shumë konstruktive.
Në njoftimin për shtyp nga Seilbahnen Schweiz, më tutje thuhet: “Hekurudhat malore mund të fillojnë sezonin e dimrit me të njëjtat kushte si transporti publik, pra, me maskë të detyrueshme në kabina dhe dhoma të mbyllura, distancë në brendësi të ndërtesave dhe ajrosje në kabina”.
Por Patrick Mathys, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, mendon ndryshe, transmeton albinfo.ch. Ai e ka kundërshtuar këtë në konferencën mediatike të mbajtur sot në Bernë: “Këshilli Federal do të vendosë për masat dhe jo për hekurudhat malore”.
Fushatat e shoqatave për vaksinimet
Sidoqoftë, plani i telefgerikëve e malorë nuk ka ndryshuar: kushdo që dëshiron të ketë një shujtë ose një pije të ngrohtë në një pijetore ka nevojë për një certifikatë, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, ata që do të hanë në tarracë, nuk kanë nevojë për certifikatë.
Shoqata Zvicerane e Teleferikëve gjithashtu është e interesuar të bëjë fushatë për vaksinimet. Në bashkëpunim me Snow Sports dhe Swiss-Ski, shoqata do të marrë pjesë në javën kombëtare të vaksinimit nga 8 deri më 14 nëntor. Ata gjithashtu bëjnë thirrje që fushatat e vaksinimit të kryhen edhe në destinacionet e sporteve dimërore.
Siç dihet, zonat e skive në Zvicër ishin disa nga të paktat në botë që ishin të hapura për mysafirët e huaj vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, vendosja e maskave kërkohej në kabinat e teleferikut dhe po ashtu njerëzit duhej të mbanin distancë para ashensorëve. Nuk ka pasur ndonjë valë infeksionesh në vendpushimet zvicerane të skive.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë












