Shkurt.ch
Këtë verë do të kurseni nga thirrjet roaming
Nën presionin e BE-së operatorët e telefonisë mobile duhet t’i ulin çmimet për thirrje, sms dhe qasje në internet jashtë vendit. Duke filluar nga 1 korriku 2014 do të aplikohen tarifa të reja.
Në pushime shkon çdo i treti evropian dhe për të qenë i sigurt duhet ta shkyçë telefonin celular nga frika se do ta paguajë shumë shtrenjtë faturën nga pushimet.
Nga 1 korriku një telefonatë nga Evropa do të kushtojë maksimumi 19 cent në vend të 24 centëve për minutë plus TVSH. Edhe thirrjet pranuese do të jenë më të lira për 28.5 për qind, do të thotë, duhet të paguajnë nga 5 deri 7cent për minutë dhe për dërgimin e mesazheve SMS janë zbritur çmimet për 25 për qind, ose nga 6 deri 8 cent.
Komisioni i BE-së ka llogaritur se kush do të paguajë 10 euro për kostot roaming në pushime mund të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen. Për këtë shumë, për shembull, mund të ngarkoni tri foto, të lexoni 10 minuta lajme, të kaloni gjysmë ore në Facebook, hidhini një sy në raportin e motit nëpërmjet app, të shkarkoni një aplikacion të Kupës së Botës dhe të shikoni një video në YouTube.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












