Kosova
Këto janë akuzat me të cilat ngarkohet Jakup Krasniqi
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur para gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Krasniqi ka marrë fjalën dhe me lotë në sy ka përshkruar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Së pari: Dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Unë dua të deklarohem se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa ju më trajtuar nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj kurrë ne jetën time kurrë nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë sepse nuk ka qenë qëllimi im ky, por lufta kundër okupatorit. E ndjeh vetën mirë, dhe kurrë nuk do të doja të jem pjesë ndjenjë krimineli. Jam njeri që politikisht e kam kundërshtuar Serbinë, kurrë se kam përmendur kundër civilëve serbë”.
Në fillim të seancës, u përmend aktakuzat kundër Krasniqit: të cilat ishin 1 Ndjekje 2) Burgosje 3) Ndalim arbitrar 4) Akte tjera çnjerëzore 5) Trajtim mizor 6) Torturë 7) Tortura 8) vrasje 9) Vrasje e paligjshme 10) Zhdukje me forcë e personave.
Krasniqi kritikoi Specialen për mënyrën sesi është paraqitur UÇK-ja në aktakuzën kundër tij.
“Unë nuk jam as katolik as mysliman, jam shqiptar”, ishte fjala e Krasniqi referuar pretendimeve të Speciales së janë vrarë njerëz katolikë në Kosovë për shkak të bindjeve të tyre fetare.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës theksoi se ishte dënuar nga regjimi jugosllav gjatë viteve 1981-1982, por se sipas tij më shumë kanë pasur të drejtë ata kur e dënuan sesa Gjykata Speciale tash që e akuzon.
“Kjo gjykatë bazën e ka në Beograd”, akuzoi Kransiqi.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












