X

Na ndiqni:

 Sporte Luftarake

Krasniqi fiton kundër Mohemmedi-t

Ai ka realizuar fitoren pasi në raundin e nëntë kundërshtari i tij është diskualifikuar nga gjyqtari për shkak se paraprakisht ka thyer rregullat

Ai ka realizuar fitoren pasi në raundin e nëntë boksieri me pasaportë franceze është diskualifikuar nga gjyqtari sepse është konstatuar se paraprakisht ka thyer rregullat, raporton rtklive.com.

Kësisoji Krasniqi ka fituar titullin WBC Silver.

“E kam pasur ëndërr të boksoj në Prishtinë. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Krasniqi.

Më herët në të njëjtin organizim, boksieri Dielli Vranoci ka fituar meçin ndaj Burak Akkus;  Valon Ahmeti ndaj Rojhat Osmanoglu; Kushtrim Tahirukaj kundër Oner Sahinerol;  Bernardin Jakaj ndaj Marcos Karalitzky; Isuf Kelmendi ndaj Dogukaan Unlukaya dhe Armend Xhorxhaj ndaj Lebogang Mashitoan.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë