Lajme
Rritje enorme e numrit të votuesve nga diaspora, pse po ndodh kjo?
Një numër kaq i lartë i mërgimtarëve që kanë shprehur interesim për të votuar në Kosovë kësaj radhe i ka zënë në befasi të gjithë në Kosovë... Cilat janë arsyet kryesore të këtij mobilizimi?
Ditëve të fundit, vota e emigrantëve është një nga çështjet më të diskutuara në Kosovë, e cila ka shkaktuar edhe përplasje mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë, ish-zëvendësministrja e diasporës së Kosovës, Liza Gashi, u shpreh në Euronews Albania se për zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur “një rritje 200% të votuesve nga jashtë që kanë shprehur dëshirë të jenë pjesë e procesit zgjedhor”.
“Kemi pasur rreth 175 mijë pjesëtarë të diasporës që kanë kërkuar përmes email-eve zyrtare, postës dhe fax që të regjistrohen për aplikim nga jashtë”, tregoi ajo.
Gjithashtu, ajo renditi edhe disa nga arsyet kryesore të këtij interesimi të madh të emigrantëve për të qenë pjesë e zgjedhjeve, të cilat pritet të zhvillohen më 14 shkurt.
“Ky interesim ka të bëjë me pakënaqësinë e madhe që kanë pjesëtarët e diasporës në trajtimin e tyre karshi vendit tonë. Po kështu, ky mobilizim ka të vëjë për të adresuar të drejtat e tyre sociale, politike edhe ekonomike”, u shpreh ajo.
Sipas zonjës Gashi, kërkesa e tyre kryesore është adresimi i problemeve që kanë karshi konsullatave dhe ambasadave.
Edhe adresimi i kartonit të gjelbër dhe garantimi i të drejtës së votës, sipas zonjës Gashi, janë shqetësime të tjera të emigrantëve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













