Lajme
KFOR-i: Mbetet i paqartë lokacioni i “arrestimit” të policëve
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga njësitet speciale të Policisë së Serbisë.
Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku, siç thonë ata, u krye arrestimi pas rishikimit të lokacionit të ngjarjes dhe bisedave me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë.
“Bazuar në të dhënat në dispozicion, mbetet e paqartë se ku ishin zyrtarët policorë të Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në njoftim.
Sipas KFOR-it, “në këtë lokacion, afër Vijës Kufitare Administrative, si institucionet e Kosovës, ashtu edhe autoritetet e Serbisë kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in”, përcjell albinfo.ch.
Tutje misioni euroatlantik ka kërkuar që palët të kenë parasysh marrëveshjet që kanë nënshkruar më herët me ta.
“Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike në mes të Serbisë dhe KFOR-it dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës, përfshirë Policinë Kufitare dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, KFOR potencon se edhe patrullimi i policisë në kufi duhet të kryhet me pëlqim paraprak.
KFOR-i po ashtu “ua ka kujtuar të gjitha palëve se vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqim paraprak të komandanti të KFOR-it”.
Derisa u ka bërë thirrje palëve të përmbahen.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund ta përshkallëzojë situatën në zonë. KFOR mirëpret përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e çështjes dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim raportesh”, përcjell albinfo.ch.
KFOR-i ka thënë se do të vazhdojë ta kryejë mandatin si “reagues i tretë – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












