Lajme
KFOR-i zhbllokon fshatrat shqiptare të Leposaviqit
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë hequr disa barrikada të vendosura gjatë natës së mbrëmshme nga grupet serbe, duke zhbllokuar kështu tri fshatrat me shqiptarë të komunës së Leposaviqit. Amerikanët me makinerinë e tyre kanë punuar me intensitet.
Shefi i Zyrës për informim të KFOR-it, Uve Novicki, bëri të ditur se pas aksionit në fjalë janë të lira për qarkullim rrugët që çojnë për në fshatrat Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë.
Zyrtarja për marrëdhënie me publikun për Grupin Shumëkombësh të betejës Lindje, Xhoj Stab, ka deklaruar se aksioni ishte i përbashkët me banorët lokalë, meqë në largimin e zhavorrit morën pjesë edhe serbët e asaj pjese, raporton REL.
Përveç trupave amerikane mësohet se në aksion morën pjesë edhe trupat zvicerane të KFOR-it.
Serbët e veriut kanë shkaktuar pengesa në qarkullim që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ndërmori aksionin për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit./albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












