Shqipëria
Kina dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti
Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 000 dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Informacionet e fundit tregojnë se Kryqi i Kuq Kinez mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizua një takim ndërmjet Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.
Thuhet se shuma prej 100 000 usd iu dorëzua presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, ndësa Ambasadori kinez shprehu solidaritetin e popullit dhe të qeverisë kineze dhe të Kryqit të Kuq të Kinës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Kjo ndihmë e Kryqit të Kuq Kinez është vazhdim i mbështetjes në vite për Kryqin e Kuq Shqiptar, si shenjë e frymës miqësore e humane të popullit kinez ndaj popullit shqiptar, shkruan atsh.
“Në çdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë pa masë ndihmën e dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar, si një akt vlerësimi dhe besimi për shoqatën tonë. Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent”, u shpreh presidenti Alushi.
Nga ana tjetër, Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar falënderoi përzemërsisht ambasadorin kinez dhe, nëpërmjet tij qeverinë kineze dhe Kryqin e Kuq Kinez për këtë mbështetje të vyer dhënë shoqatës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











