Ekonomi

Kina vjen drejt Ballkanit Perëndimor – një problem?

Që Kina asnjë shtetit nuk i përzihet për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, është një bonus shtesë për mirëseardhjen e investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor.

Kur bëhet fjalë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, krahas reformave dhe problemeve të shumta me korrupcionin dhe krimin, mbyllet një sy për t’i çuar më tej proceset. Kjo lidhet kryesisht me mundësinë e përballjes gjeostrategjike të lojtarëve të mëdhenj – ku përveç Rusisë, tashmë është edhe Kina, shkruan DW.

“Në 2013 presidenti kinez Xi Jinping bëri të ditur strategjinë “Rrugën e Mëndafshit”, ku përfshinte investime të mëdha në infrastrukturë, me qëllimin e lidhjes së shpejtë dhe të lirë të mallrave që transportohen nga Kina drejt tregjeve të pasura të Europës Perëndimore. Si vende më të rëndësishme transit vlejnë shtetet e Europës Juglindore, e njohur ndryshe si “Balkan Silk Road”. Investimi i parë kinez në rajon është në 2009 ku ka investuar 650 milion euro në portin COSCO të Selanikut. Më vonë investoi edhe 280 milion euro tjera. Ky investim rezultoi tepër i suksesshëm, kur dikur porti ishte në Top 20 të Europës, kurse sot në Top 10 terminalet më të mira të kontinentit plak,” përcjell albinfo.ch.

Programi konjuktural kinez

Për dallim ku qeveria kineze financon infrastrukturën e Serbisë dhe Greqisë, në vendet tjera ajo ofrohet me kredite të lira.

Përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kina ka investuar me shumën rekord edhe në Gjermani gjatë vitit të fundit – plot 13.7 miliardë euro. Gjithsesi kjo shifër është e vogël me investimin gjerman në Kinë, që kap shifrat e 70 miliardë eurove.

Në këtë rast, bëhet fjalë për investim tipik kapitalist – investoj aty ku më së miri mund të shpërblehem. “Vetëm biznes, jo predikim moral,” përcjell albinfo.ch.

Kjo shfrytëzohet mirë nga Kina në vendet e varfëra të Ballkanit Perëndimor.

“Megjithatë, për dallim nga Rusia, Kina nuk ka interes ndryshimin e pushteteve në këtë rajon,” përcjell albinfo.ch. “Siç mund të shihet deri tani, shumica e investimeve kanë natyrë ekonomike.”

Që Kina asnjë shtetit nuk i përzihet për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, është një bonus shtesë për mirëseardhjen e investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor.