Lajme

Kina zbulon modelin e ri, makinë pa timon

Apollo RT6 do të jetë automjeti më i ri, i cili pritet të hidhet në treg, por me vecorinë më të lakmueshme, pa timon.

Prodhuesi kinez Baidue prezantoi këtë makinë, e cila ka aftësinë rrugore të një shoferi me përvojë. Kjo është një makinë e nivelit 4 pa timon dhe pedale.

Automjeti, i cili ka 38 sensorë, quhet “Google i Kinës”, emër ky që i është vënë pasi lëvizjes së tij të parë dhe kryesore ishte krijimi i një motori kërkimi në internet.

Apollo RT6 do t’i shtohet flotës së robotaksisë Apollo Go të Baidu brenda 12 muajve. Pas periudhës fillestare të provës, ajo do të kontribuojë në rritjen e kësaj flote nga 10,000 makina që përfshin aktualisht, në rreth 100,000.

Në një deklaratë kompania dëshmoi se automjetit mund të varijojë me një çmim që nis prej 36.000 eurosh.

Kujtojmë se vitet e fundit kompania e ka kthyer vëmendjen dhe investimet e saj drejt elektrifikimit dhe teknologjive autonome të drejtimit.